Lajme

Arben Ahmeti për takimin e nesërm mes grupeve negociatore: Do të vendoset për agjendën e dialogut!

07/06/2021 13:08
nga:M K

Grupet negociatore të Kosovës e Serbisë, nesër do të takohen në Bruksel.

BE: Nesër raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh

Ani pse po thuhet që dialogu mund të kalojë në një të tillë teknik, këtë e ka mohuar Lajçak, i deleguari i posaçëm i BE-së për këtë dialog, që përmes rrjetit social “Twitter” ka thënë se nuk ka dialog teknik, pasi gjithçka do të jetë politike.

Ndërkaq, sipas analistit politik dhe njohësit të zhvillimeve, Arben Ahmeti, takimi i nesër do të jetë konsultues, gjegjësisht në të cilin do të vendoset agjenda e dialogut.

Ahmeti, në një prononcim për GazetaBlic, ka thënë se Kosova nuk guxon të lëshohet në dialog teknik, pa kërkesën finale e që është njohja nga Serbia.

“Takimi është konsultues për vendosjen e agjendës së dialogut, i cili momentalisht është i bllokuar. Është shumë i rëndësishëm dakordimi që del pas takimeve të grupeve negociatore, në këtë rast të atij që do ta zhvillojë Bislimi”, tha ndër të tjera Ahmeti për GazetaBlic.

Kujtojmë gjithashtu se në fund të muajit pritet të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

Albin Kurti në Gërmi takohet me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett – E pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit

/GazetaBlic/