Lajme

Albin Kurti në Gërmi takohet me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett – E pranishme edhe bashkëshortja e kryeministrit

07/06/2021 12:47
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett.

Siç ka mësuar GazetaBlic nga burime të sigurta, palët edhe më tutje po vazhdojnë diskutimet, ndërsa nuk dihet tema.

Përveç Kurtit e ambasadorit, në tavolinë është parë edhe bashkëshortja e kryeministrit Kurti.

Kujtojmë se në fund të këtij muaji, Kurti merr rrugë për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin Vuçiq, në kuadër të raundit të ri të bisedimeve.

Më poshtë edhe pamje nga takimi.

/GazetaBlic/