Lajme

Arben Ahmeti: Besnik Bislimi është rrenc

03/10/2022 22:41
nga:Genita C

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, i ka reaguar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, duke e demantuar, pasi ky i fundit kishte njoftuar në “tëitter” se Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Deklarata e Bislimit ka ngjallur reagime të ndryshme, shkruan GazetaBlic.

Gazetari dhe analisti, Arben Ahmeti ka reaguar përmes një shkrimi në “Facebook” duke u shprehur se Kosovës nuk i duhet një zëvendëskryeministër i cili gënjen.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk eshte vetem gabim me deklaru nga nje takim, dicka qe se ka thone dikush. Eshte rrenë.
Nuk eshte vetem huqje me i’a pershtat pales deklaraten qashtu qysh te pelqen. Eshte devijim. Deformim.
Nje zevendeskryeminister rrenc qe devijon dhe deformon nuk i duhet Kosoves.