Ronald Araujo shënoi golin e vetëm në ndeshjen kundër Rayo Vallecanos më herët të dielën.
Duke folur pas ndeshjes, Araujo tha: “Ne vuajtëm, por e dinim që ata janë të fortë. Ata janë intensivë, kanë cilësi, një trajner të mirë.
“Është mirë që jemi në një seri fitoresh tani. Jemi të lumtur dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Na duhej të ndryshonim stilin pas ndeshjes kundër Atletios.”
Goli i Araujos ishte i pari i tij që kur shënoi kundër Gironas në të njëjtin vend. Ky gol ishte gjithashtu edhe gol i fitores për Barcën.
/GazetaBlic Sport


