Një numër i klubeve në Arabinë Saudite kanë shprehur interes për nënshkrimin e Nicolo Zaniolo nga Galatasaray këtë verë, por 24-vjeçari ende po ëndërron për një kalim te Juventus sipas raportimeve nga Calciomercato.
Zaniolo iu bashkua gjigantëve turq nga Roma në janar pas një sage të gjatë transferimi, e cila përfundimisht rezultoi në përjashtimin e tij nga skuadra, përcjell GazetaBlic Sport.
Ish- lojtari i të rinjve të Fiorentinës ka nënshkruar një kontratë me Galatasarayn deri në verën e vitit 2027, por pas muajve të parë mbresëlënës në Stamboll, një numër klubesh kanë shprehur tashmë një interes për të arritur një marrëveshje.



