Lajme

Apel për ndihmë për trajtimin e Leartit të vogël

02/29/2024 23:43
nga:Mergim Rreci

Familjarët e Leart Zhara janë në kërkim të ndihmës financiare për trajtimin e tij në Turqi, ku ai është nën trajtim prej disa javësh atje për diagnozën HUS – Hemolitik Syndrom.

Kjo sëmundje e rrezikshme ka prekur veshkat e tij, duke i lënë ato shumë të dëmtuara.

Për të vazhduar trajtimin dhe për të mundësuar një transplant veshkash, familja ka nevojë për një shumë të mëdha të parave. Kjo shifër është e pamundur për ta mbuluar për familjen e Leartit, kështu ata bëjnë një thirrje për ndihmë nga të gjithë ata që mund t’i japin kontribut për shërimin e tij.

Donacionet mund të bëhen në xhirollogarinë:

2031000153888570 – Teb Bank

Kontaktoni ata në Viber dhe Whatsapp në numrat:

– 044793179– 049167126