Drejtori ekzekutiv i “Demokracia Fillon Këtu” Shemsi Jashari, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” nuk e cilëson si befasues vendimin për të mos u ndërtuar autostrada e Dukagjinit.
Jashari tha se kjo ndodh pasi LVV-ja nuk e ka patur këtë projekt si pjesë të programit politik dhe për shkak të paaftësisë së tyre për të përfunduar projekte të nisura më herët.
“Vendimi për të mos u ndërtuar autostrada për në Dukagjin nuk më befason aspak, për dy arsye. E para edhe gjatë fushatës zgjedhore LVV është deklaruar se nuk e ka pjesë të programit politik dhe ofertës për qytetarë, dhe e dyta duke parë paaftësinë e kësaj qeverie për të kryer edhe projekte të filluara, siç është rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë dhe rruga Prishtinë- Mitrovicë edhe projekte tejet të vogla, askush nuk është dashur të shpresoj se do të fillohen projekte të mëdha dhe autostrada siç është ajo për në Dukagjin. Kjo qeveri po dëshmohet se nuk ka kapacitet për të zhvilluar vendin” tha Jashari për “Gazeta Blic”.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar dje nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit por vetëm zgjerim të rrugës.
“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu, raporton “Gazeta Blic”
Pas deklaratës së Aliu ka ardhur reagimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet sapo ata të largohen nga pushteti.
“Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo të ikni ju nga pushtetiKur ishte vendosur të merrte udhë projekti i autostradës së Dukagjinit si një investim strategjik, meqenëse do ta lidhte pothuaj një të tretën e territorit të Kosovës me pjesën tjetër, pati filluar një fushatë e egër e Vetëvendosjes kundër meje, me arsyetimin se nuk duhej të shpenzoheshin paratë në asfalt.Autostrada e Dukagjinit nuk u ndërtua sepse Qeveria që udhëhiqja unë ishte ndërprerë në mes, kurse qeveria e Vetëvendosjes, jo vetëm që nuk hapi projekte të reja infrastrukturore, por i bllokoi edhe ato ekzistuese.Sot kanë mbetur keq e për faqe të zezë, jo vetëm rruga për Mitrovicë, për Gjilan, për Pejë, për Gjakovë, por edhe projektet tjera infrastrukturore, duke i zbritur investimet kapitale në kuota qesharake.Sikur kjo të bëhej me qëllim të rritjes së mirëqenies së popullit, në këto dy vjet të një krize globale ekonomike, edhe do ta kishte një derë, por për fat të keq nuk ka ndodhur as kjo.Sot, Kosova e ka mesataren e pagave më të ulët në rajon, pensionet më të ulta, paga minimale më e ulta në kontinent, ndërkohë që tatimi në pronë është rritur dy e trefish, energjia është rritur të paktën dy herë e të mos flasim për rritjen e çmimeve të artikujve elementarë, apo të inflacionit i cili ka qenë më i larti në këto 20 vjet.Sikur të mos u mjaftonte kjo, qeveritarët e rinj u janë turrur edhe mjeteve vetanake të komunave dhe dojnë me i marrë edhe ato! Ose kanë fytyrë e deklarojnë se do të ketë harrnime e zgjerime dhe prapë lidhen të Autostrada e Dukagjinit dhe thojnë se ajo nuk do të ndërtohet.E unë e kam një porosi për ta. Po, autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet, sapo ju të ikni nga pushteti. Shpresoj shumë shpejt” tha Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
/Gazeta Blic/


