Sporti

Antoine Griezmann realizon gol në debutimin e tij në MLS

07/23/2026 09:11
nga:Mergim Rreci

Antoine Griezmann e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në MLS, duke shënuar gol që në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Orlando City.

Ylli francez realizoi në debutimin e tij zyrtar, duke i dhënë menjëherë sinjalet e para të cilësisë së tij, transmeton GazetaBlic Sport.

Me këtë gol, Griezmann arriti një tjetër moment historik në karrierën e tij, duke regjistruar plot 300 gola në nivel klubesh dhe me kombëtaren.

Ja pamjet – VIDEO.

/GazetaBlic Sport/