Lajme

Antidroga aksion në Prizren − arrestohen gjashtë persona

04/20/2022 21:11
nga:Q R

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion kundër drogës në Prizren.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona.

Kështu ka bërë të ditur për GazetaBlic zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Lidhur me operacionin policor të realizuar sot kundër narkotikëve, mund të konfirmojmë se si rezultat i vazhdimit të hetimeve intensive, është arrestuar edhe një person i dyshuar shtetas i Shqipërisë. Numri i të arrestuarve ka arritur në gjashtë persona”, tha ai.