Kjo verë duket se do të jetë e “zjarrtë” në sportin e boksit.
Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të përballen për unifikim të titujeve në këtë verë, përcjell GazetaBlic.
Dy bokserët janë më të mirët në kategorinë e rëndë momentalisht në botë dhe pritet që të dalin para njëri-tjetrit në këtë verë.
Ka mbetur të përcaktohet vetëm vendi dhe data e këtij meçi, kurse për kushtet ekonomike ka marrëveshje të plotë mes tyre.
Megjithatë, një gjë shumë e veçantë pritet që të ndodhë para këtij meçi.
Të dy bokserët pritet të futen në të njëjtën kohë në ring, gjë që nuk është parë asnjëherë në një meç boksi.
/GazetaBlic/


