Anthony Gordon ka lënë një përshtypje të fortë te Barcelona, si midis tifozëve ashtu edhe brenda dhomës së zhveshjes, që kur iu bashkua klubit këtë verë.
Reprezentuesi anglez u bë blerja e parë e Barcelonës për këtë sezon pas një lëvizjeje të shpejtë të projektuar nga drejtori sportiv Deco.
“Ndihem shumë mirë. Më pëlqen të njihem me shokët e mi të ekipit dhe stafin e trajnerëve. E kam shijuar shumë këtu,” tha Gordon për mediat zyrtare të Barcelonës.
Ai tashmë ka kontribuar me katër asiste dhe është bërë shpejt një pjesë e rëndësishme e opsioneve sulmuese të Barcelonës.
Sulmuesi anglez ka vendosur objektiva ambicioze për sezonin e tij të parë te Barcelona, duke thënë se qëllimi i tij është të “fitojë gjithçka”.
/GazetaBlic Sport/


