Rikuperimi i sulmuesit të Barcelonës, Ansu Fati po shkon më mirë se ishte menduar më parë.
Sulmuesi i ri është duke u rikuperuar mirë nga lëndimi i gjurit të këmbës dhe mund t’i shmanget një operacioni tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas RAC1 situata me lëndimin e sulmuesit të ri po shkon duke u përmirësuar dhe sulmuesi mund të rikthehet më shpejtë se që ishte menduar.
Ansu Fati iu nënshtrua dy operacioneve, operacionin e parë e pati në 9 nëntor, ndërsa për herë të dytë u operua në janar.
/GazetaBlic Sport.


