Hakerët e njohur me emrin Anonymous, kanë arritur ta hakojnë edhe faqen e shërbimit sekret të Rusisë të njohur FSB.
Ata e postuan këtë në Twitter duke përdorur termin ushtarak “Tango down”, duke shtuar se kishin rrëzuar edhe dy faqe të tjera ruse.
Po ashtu ata e kanë publikuar korrespondencën e supozuar private midis Putinit dhe ministrit të tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigui në lidhje me planet për të prerë pyjet e Ukrainës.
Anonymous i ka shpallur luftë presidentit të Rusisë Vladimir Putin, që në fillim të pushtimit të tij në Ukrainë dhe pak ditë më parë ata publikuan një mesazh të krijuar posaçërisht për të arritur qytetarët rusë, duke u bërë thirrje gjoja të ngrihen kundër Putinit dhe ta largojnë atë nga pushteti.
Russian sites under attack [Tango Down]
Moscow
FSB
Analytical Center for the Government of the Russian Federation
Ministry of Sport of the Russian Federation#Anonymous #OpRussia pic.twitter.com/OLOMSNBvWr— Anonymous (@YourAnonNews) March 15, 2022


