Lajme

Anglishtja e deputetit të VV-së dhe këshilla ‘voluminoze’ e tij për përzgjedhësin Southgate

07/08/2021 08:53
nga:M K

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar mbrëmë pas kalimit të Anglisë në finale.

Bëhet fjalë për Dimal Bashën, i cili përmes rrjetit social “Twitter”, analizoi pak a shumë ndeshjen gjysmëfinale, duke paralajmëruar përzgjedhësin Southgate, që nëse Italia shënon fitore, faji do të jetë i tij, përcjell GazetaBlic.

Madje, Basha ka dështuar goxha edhe në formulim të fjalive, duke mos harruar këtu edhe gabimet teknike.

“Anglia meriton të jetë në finale. Megjithatë, unë ende mendoj se trajneri i tyre e ka gabim. Foden & Grealish duhet të fillojnë, përndryshe Italia do t’i ndëshkojë ata ashpër, diçka që Danimarka nuk e kishte ekipin për ta bërë. Nëse Anglia humbet, është për shkak të selektorit të tyre”, ka shkruar Basha.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Anglia siguron finalen e madhe në “Euro2020”, eliminon Danimarkën pas vazhdimeve

/GazetaBlic/