Sporti

Anglia siguron finalen e madhe në “Euro2020”, eliminon Danimarkën pas vazhdimeve

07/07/2021 23:36
nga:Mergim Rreci

Anglia është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian.

“Tre Luanët” kanë triumfuar ndaj Danimarkës me rezultat 2 me 1, pas vazhdimeve, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një super gol i Damsgaard që i dha avantazhin kombëtares së Danimarkës, por shifrat u barazuan kur Simon Kjaer shënoi gabimisht në portën e tij.

Më pas, pjesa e dytë u pasua me një lojë të kujdesshme nga dy kombëtaret, të cilat u kujdesen ta ruajnë rezultatin.

Në vazhdime, Anglia shënoi golin e dytë pas një penalltie të akorduar, penallti të cilen fillimisht nuk arriti ta konkretizoi Harry Kane, por nga topi kthyer ai e dërgoi topin në rrjetë.

Tashmë Anglia do të takohet në finale me Italinë.

/GazetaBlic Sport/