Kombëtarja e Anglisë ka fituar ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë të grupit D.
Anglia ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0 në takimin e parë të zhvilluar në kampionatin evropian, Euro2020.
Golin e vetëm në këtë sfidë dhe të fitores për ekipin e Gareth Southgate e realizoi sulmuesi Raheem Sterling.
Sterling shënoi golin e parë në minutën e 57’të të ballafaqimit pas asistimit të Philipps.
Anglia e nis mbarë Euro2020 me fitore dhe tre pikë, kurse Kroacia mbetet duarthatë pas këtij ballafaqimi.
/GazetaBlic Sport


