Sporti

Angel Di Maria zyrtarizon kohën e pensionimit nga Kombëtarja e Argjentinës

11/23/2023 17:58
nga:Mergim Rreci

Angel Di Maria konfirmon se Copa America do të jetë hera e fundit që do të veshë fanellën e Argjentinës.

“Me gjithë dhimbjen në shpirt, i them lamtumirë gjësë më të bukur që më ka ndodhur në karrierën time”, tha ai, përcjell GazetaBlic Sport.

35-vjeçari, i cili u rikthye gjatë verës te Benfica pas 13 vitesh, numëron 135 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Argjentinës.

Ai realizoi ëndrrën për të fituar një Kupë Bote me Argjentinën.