Skuadra e Milanit sonte takohet me Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë në futboll.
Derbi i tretë della Madonnina i sezonit fillon sonte në orën 21:00 në San Siro.
Kjo është ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Andriy Shevchenko është golashënuesi më i mirë i derbit të Madonninës, pikërisht sulmuesi ukrainas që nuk po kalon në një moment aspak të mirë, me vendin e tij që tashmë është në luftë të thellë me Rusinë.

Një fitore e mundshme në këtë takim nga skuadra e Milanit mund të ishte një dedikim i mirë për të, megjithatë mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.
/GazetaBlic Sport/


