Sporti

Andre Silva shkëlqeu në këtë edicion të Bundesligës, pranë kalimit tek gjiganti spanjoll

05/18/2021 09:02
nga:Mergim Rreci

Pesë futbollistë përfshirë sulmuesin, Andre Silva mund të largohen nga Eintracht Frankfurt pas dështimit të tyre për t’u kualifikuar në Champions League.

Klubi mbajti një avantazh ndaj Borussia Dortmund në tabelë për pjesën më të madhe të edicionit, por dështoi në fund për t’u kualifikuar, përcjell GazetaBlic.

Silva shënoi 27 gola gjatë një sezoni dhe më parë ka qenë i lidhur me një kalim tek Real Madrid. Tashmë edhe largimi i tij mund të ketë shifër më të ulët për t’u paguar, duke u bazuar tek fakti i dështimit te skuadrës gjermane për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic/