Sporti

Andre Onana “çartet” me Harry Maguire, i bërtet mbrojtësit pasi ai gabon keq në miqësoren ndaj Dortmundit

07/31/2023 10:09
nga:Lorik J

Andre Onana e humbi kontrollin me Harry Maguire në humbjen e fundit miqësore të Manchester United, duke u inatosur me ish kapitenin në ndeshjen nga Borussia Dortmund.

Megjithatë, në këtë ndeshje vëmendjen më të madhe e mori një epsiod mes portierit të ri të United, Onana dhe mbrojtësit të famshëm të ‘Djajve të Kuq’, Harry Maguire, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi anglez bëri një gabim që udhëhoqi më pas një aksion të Dortmund, por portieri priti gjithçka dhe nuk lejoi golin, teksa rezultati në ato momente ishte 1-2.

Pas përfundimit të aksionit, Onana nuk dukej aspak i lumtur dhe iu afrua Maguire duke i bërtitur, e gjithë kjo e kapur nga kamerat e transmetimit.

Ky moment u bë viral në botë: