Emri i Lionel Messit ka qenë konstant në lajmet e futbollit spanjoll në vitin 2023, mes spekulimeve në rritje se ai mund të rikthehet në Barcelonë këtë verë, pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Kuptohet, lajmi ka krijuar shumë emocione në mesin e tifozëve të Barcelonës, të cilët kanë ëndërruar që Messi të kthehet që kur u largua nga klubi në verën e vitit 2021.
Për më tepër, ka pasur një interes më të gjerë për kthimin e Messit në futbollin spanjoll dhe Carlo Ancelotti u pyet për mendimin e tij për këtë çështje.
“Messi mund të bëjë çfarë të dojë, po ashtu edhe Barcelona. Nuk është një çështje për mua. Më pëlqen Messi si lojtar”, tha Ancelotti.
/GazetaBlic Sport


