Carlo Ancelotti, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s përpara Superkupës kundër Eintrach Frankfurt ku tha se Real Madrid lufton për çdo trofe.
“Lojtarët e mi do të vijnë të përgatitur, duke qenë kaq profesionistë. Ne duam të sjellim një tjetër trofe në shtëpi në ndeshjen e parë të sezonit, do luftojmë për 6 trofe dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha”, tha Ancelotti, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai vazhdoi duke folur për sukseset e sezonit të kaluar.
“Jam vërtet krenar, për mua dhe për Real Madridin ishte e jashtëzakonshme. Kthimi në këtë klub më dha shumë kënaqësi speciale me tifozët tanë. Të gjitha rikthimet që kemi bërë kanë mbërritur në stadiumin tonë, falë përkrahjes nga tribuna. Kemi fituar, si dhe për cilësinë, falë unitetit të grupit. Kemi lojtarë nga breza të ndryshëm, por me një qëllim të përbashkët. Dhe kur ke dikë që, pavarësisht sukseseve të tij, mbetet i përulur, është më e lehtë për tu menaxhuar”, shtoi italiani.
Tekniku italian gjeti kohë edhe të komentojë transferimet e reja duke potencuar se afrimet e reja i shtojnë cilësinë skuadrës.
“Rudiger dhe Tchouameni sjellin cilësi, ne kemi marrë dy nga më të mirët në botë në rolet e tyre për aftësi fizike dhe teknike”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


