Sporti

Ancelotti: Jemi shumë të motivuar për ndeshjen e nesërme, duam finalen e Ligës së Kampionëve

05/07/2024 13:11
nga:Lorik J

Skuadra e Real Madridit nesër ballafaqohet me Bayern Munich në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:2.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti tha se skuadra e tij është shumë e motivuar për ndeshjen e nesërme, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne jemi shumë të emocionuar dhe të motivuar për të luajtur nesër dhe do të bëjmë më të mirën për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp.

“Bayern Munich është një klub me shumë histori dhe traditë futbolli. Ne kemi shumë respekt për ta”.

“Ne presim një tjetër natë euforike në Bernabéu nesër”, përfundoi ai.

E gjithë skuadra e Ancelottit ishte sot në dispozicion në stërvitje, përveç David Alaba. Austriaku është i vetmi lojtar i cili nuk u stërvit.

/GazetaBlic Sport