Sporti

Ancelotti i ‘gëzohet’ vendimit të Xavit për të qëndruar: Xavi ka bërë një punë të mirë në Barcelonë, ai e njeh mirë klubin dhe është një vendim i mirë për të që të qëndrojë

04/25/2024 13:07
nga:E K

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se beson se Xavi Hernandez ka marrë vendimin e duhur për të qëndruar në krye të Barcelonës.

Siç dihet, Xavi në janar kishte njoftuar se do të largohej në fund të sezonit, por ditët e fundit ka ndryshuar mendje, transmeton GazetaBlic Sport.

“Xavi ka bërë një punë të mirë në Barcelonë, ai e njeh mirë klubin dhe është një vendim i mirë për të që të qëndrojë”, tha Ancelotti.

“Duhet të respektojmë ndryshimet e opinioneve, të gjithë e bëjmë shumë herë. Është e lejuar”, shtoi specialisti italian.

/GazetaBlic Sport.