Sporti

Ancelotti: Edhe ne na u anulua një gol i rregullt

05/09/2024 10:20
nga:E K

Real Madrid në finalen e Champions League për të 18-tën herë në historinë e tij. “Los Blancos” ia dolën me sukses nga përballja e dyfishtë me Bayern Munich në gjysmëfinale teksa pas barazimit 2-2 në Gjermani, fituan 2-1 në Spanjë.

Pavarësisht episodit në fundin e lojës ku bavarezëve iu anulua një gol, trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes theksoi se lojtarët e tij janë heronj ndërsa shtoi se kapiteni i vërtetë është presidenti, Florentino Perez.

“Ndodhi sërish. Një ekip fantastik, stadium fantastik dhe lojtarë që nuk rreshtin kurrë së besuari. Është diçka magjike, duhen falenderuar tifozët dhe klubi. Jemi në një sezon ku askush nuk i priste këto rezultate, madje as unë nuk i prisja. Arritja në finale është një sukses më vete, pavarësisht se çfarë ndodh në finale.

Unë kapiteni i ekipit? Jo, kapiteni i vërtetë është Florentino Perez. Ne të tjerët jemi thjesht marinarë. Ka ndërtuar këtë gjeneratë fantastike futbollistësh dhe shpresojmë që tani të fitojmë një tjetër Champions League.

Vendimet e arbitrit? Episodi i fundit për mua është shumë i qartë, mund të kishte një pozicion të parregullt dhe ne e ndaluam lojën. Po flasim për një abitër të nivelit të lartë. Edhe ne na u anulua një gol, ishte një episod kur Kimmich u hodh.

Mentaliteti? Lojtarët këtu kanë një mentalitet të pabesueshëm. Jam me shumë fat sepse ata punojnë fort, është një ambient fantastik. Janë shumë të përulur dhe dashamirës. Mund të them pa frikë se është organika më e mirë që kam punuar ndonjëherë në karrierë”, u shpreh Ancelotti.