Nesër Lidhja Demokratike e Koosvës pritet të mbajë mbledhje të Kryesisë.
Mbledhja do të mbahet në ora 15:00 në Selinë e LDK-së.
Rendi i ditës në këtë mbledhje do të jetë ‘Analizë e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pas certifikimit nga KQZ, diskutim mbi zhvillimet politike dhe hapat e mëtejmë institucionalë dhe të ndryshme’.
Kështu merr vesh “Gazeta Blic” nga burime brenda LDK-së.
Kujtojmë se mbledhje e Kryesisë së LDK-së vjen një ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor nga KQZ-ja.
/Gazeta Blic/


