Kundërofensiva ukrainase duhej të arrinte një përparim strategjik kundër mbrojtjes ruse ose të rraskapiste rusët aq sa të shkaktonte kolapsin e forcave të armikut, ndërsa në të njëjtën kohë të inkurajonte vendet perëndimore të ruanin mbështetjen e tyre për Kievin.
Kjo duhej bërë përpara se të fillonin shirat e dimrit dhe manovrat e blinduara të bëheshin të paqëndrueshme. Por tani jemi në atë pikë dhe nuk ka pasur as përparim e as rraskapitje.
Kështu shkruan Richard Kemp për The Telegraph.
Në vend të kësaj, kundërsulmi po atrofizohet drejt një ndalese, pa asnjë perspektivë për të thyer mbrojtjen e fortifikuar të Rusisë me aftësitë aktuale ushtarake.
Edhe kjo mund të jetë një pikëpamje optimiste, pasi Rusia padyshim po përgatit ofensivën e saj kundër ushtrisë së varfër ukrainase.


