Lajme

Analistët politikë: Kërkesa e O’Brien për themelimin e Asociacionit, në vazhdën e kërkesave të SHBA-ve.

04/20/2024 19:11
nga:Y I

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona”, tha O’Brien raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me deklaratën e O’Brien ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike, Arbnor Sadiku.

Sadiku tha se themelimi i Asociacionit është një kërkesë direkte për Kosovën që të kryej ‘detyrat e shtëpisë’ pasi që Qeveria Kurti është zotuar se do ta bëj.

“Eshtë një kërkesë direkte për Kosovën, që të kryej detyrat e shpisë, dhe mos t’i bishnoj themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi që tani Qeveria Kurti është zotuar se do ta kryej”

“Vetëm se ende nuk dihet së pari do shkoi vendi në zgjedhje parlamentare, dhe me pas të themelohet Asociacioni, apo e kundërta” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”.


Arbnor Sadiku, Analist!

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj, tha se kërkesa e O’Brien për themelimin e Asociacionit është në vazhdën e kërkesave të SHBA-ve.

Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të shkruajnë një draft e ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Një kerkesë e tillë është tani e një koh të gjatë, e me theks te veçantë pas dakordimit në Bruksel e Ohër, është shtu kjo kërkesë e ndërkombetarëve në adresë të Kosovës.Kohëve të fundit edhe më shum po përsëritet në çdo takim të ndërkombëtarëve me perafeqësuesit institucional dhe jo vetëm.SHBA ka përseritur vazhdimisht se Kosova duhet ta themeloj Asociacionin edhe kjo deklarat e zotit O’Brien është në vazhdën e kerkesave të SHBA-ve për themelimin e Asociacionit”

“Mendoj se institucionet e Kosovës duhet ta shkruajnë një draft e ta propozojnë para aleatëve ndërkombetarë, ta marim përkrahjen e tyre për ketë draft e ta dergojm në Gjykaten Kushtetuese, të përmbushim një kerkesë të kahmotshme e të përseritur të ndërkombetarëve në adres të Kosovës” deklaroi Ukaj në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”

Fidan Ukaj, Njohës i çështjeve politike

/Gazeta Blic/

Kelmendi pas deklaratës së O’Brien: Asociacionit është vdekjeprurës për Kosovën!

O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi