Lajme

Kelmendi pas deklaratës së O’Brien: Asociacionit është vdekjeprurës për Kosovën!

04/20/2024 17:34
nga:Y I

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në lidhje me këtë deklaratë të O’Brien foli për “Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend Muhamet Kelmendi.

Kelemendi tha se themelimi i Asociacionit është vdekjeprurës për Kosovën.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është vdekjepurës për Kosovën.Këtu nuk ka rëndesi se kush ç’ka thotë dhe me cilat baza do të organizohet ky subjekt juridik serb në KosovëKundruall kësaj të keqe të madhe është e rrugës që Pishtina dhe Tirana të angazhohen që në mes shqiptarëve dhe serbeve të tërhiqet një kufi mbi bazën nacionale, ekonomike dhe historike të kombit që jeton në terren.Për shqiptarët janë të rendesisë jetike Trepça, Mitrovica si qytet i bashkuar dhe liqeni i Ujmanit, në veri, në perendim është Lugina e Presheves.Mos-realizimi i kesaj vije kufitare me shtetin serb, por ndërtimi i Asociacoonit, është në kundërshtim me vetë raportet shqiptaro-serbe të acaruara, para luftës” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Ai tha se s’ka rëndësi çfarë deklaron O’Brien dhe Lajçak pasi me Asociacion brenda Kosovës do të ketë levizje kriminale e terroriste të llojit të Banjskës.

“Me Asociacion brenda Kosovës do të ketë levizje kriminale e terroriste të llojit të Banjskës, deri edhe te lufta frontale shqiptato-serbe, do të vij ne BallkanKëtu nuk ka rëndesi fare se ç’ka deklaron z.O’Brien, z.Stano, z.Eskobar, z.Borel,z.Lajqak, apo ç’ka del nga qendrat si Berlini, Parisi, Londra a Washingtoni.Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është subjekt i “botes serbe” tha Kelmendi në një përgjigje dhënë për “Gazeta Blic”.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, O’Brien, deklaroi nga Beogradi se themelimi i Asociacionit është i një rëndësie të veçantë.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona”, tha O’Brien raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

O’Brien nga Beogradi: Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin – do të bëjmë gjithçka që të përmbushet premtimi