Sporti

Amir Rrahmani paralajmëron Milanin: Nëse Sassuolo luan ashtu siç di, e fiton ndeshjen e fundit

05/20/2022 08:34
nga:Mergim Rreci

Serie A vjen në këtë fundjavë me xhiron e fundit.

Një sezon fantastik që nuk ka ende një skuadër kampione, por që do të mësohet pikërisht në këtë javë, pëcjell GazetaBlic Sport.

Sassuolo – Milan dhe Inter – Sampdoria, janë dy takimet që do të vendosin për fatin e titullit.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka komentuar garën e madhe që po zhvillohet atje, me mbrojtësin e Napolit që ka një paralajmërim serioz për “Rossonerët.

“Do të doja të ishim edhe ne në garë për titullin, pasi kemi bërë një sezon fantastik, por kemi gabuar në 2-3 momente. Në javën e fundit mund të ndodhë gjithçka, pasi nëse Sassuolo luan ashtu siç di, mund të fitojë ndaj Milanit. Emilianët janë një skuadër shumë e mirë dhe dinë të të vënë në vështirësi”, u shpreh Rrahmani.

/GazetaBlic Sport/