Ambasadorja izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, përmes një postimi në platformën “X”, u ka uruar sukses sportistëve të Shtetit të Izraelit dhe të Republikës së Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
”Koha për medalje të reja për sportistët e Shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës. Sukses ekipit të Izraelit dhe ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”! #TeamIsrael #TeamKosova #TeamISR #TeamKOS #Olympics””, ka shkruar ambasadorja Ziv në urimin e saj.



