Lajme

Ambasadori Dugolli takon kongresisten amerikane- Kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës vazhdojnë pa u ndëshkuar

02/07/2024 20:01
nga:Y I

Ilir Dugolli, ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me kongresmen, Lisa McClain.

Ai ka shkruar në platformën “X” ku ka thënë se me kongresmen kanë folur edhe për zhvillimet e fundit.

Por në këtë takim thotë se kanë biseduar edhe për bashkëpunimin Kosovë-SHBA për sigurinë dhe mbrojtjen.

“Gjithmonë një kënaqësi të takohem me Përfaqësuesin @RepLisaMcClain. Kësaj radhe diskutuam për zhvillimet e fundit dhe Kosovë-SHBA bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen. Theksuam se kërcënimet për sigurinë e Kosovës vazhdojnë të vazhdojnë pa u ndëshkuar dhe pranuam domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Dugolli.