Lajme

Flet ambasadori amerikan: SHBA kërkon që vendimi për reciprocitetin të shtyhet për 30 ditë

07/31/2022 23:29
nga:G B

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier është deklaruar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ai para gazetarëve njoftoi se ka kërkuar nga Qeveria që ta shtyejë për 30 ditë vendimin për zbatimin e reciprocitetit, për shkak se ka ende mospajtime sa i përket kësaj.

“Një nga arsyet që jam këtu dhe që u takova me presidenten Osmani dhe kryeministirn Kurti për t’u thënë qqë duhet ta shtyejnë për 30 ditë zbatimin e vendimit të reciprocitetit, sepse ka mospajtime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne do të presim përgjigje prej qeverisë, lidhur me këtë kërkesë”, ka thënë ai.