Lajme

Ambasada: Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën

05/09/2024 18:10
nga:G B

Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar Ditën e Evropës për kosovarët.

Në platformën X, kjo ambasadë ka thënë se shteti italian do ta vazhdojë mbështetjen në rrugën e integrimit evropian.

“Italia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt familjes së BE-së”, thuhet në njoftim.