Ambasada e Kosovës në Ankara ka njoftuar se në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turqisë, në mesin e viktimave dhe të lënduarve nuk gjendet asnjë shtetas i Kosovës.
“Për ata të cilët aktualisht ndodhen në Stamboll, kërkojmë që të qëndroni vigjilentë dhe të ndiqni këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë”, thuhet në njoftim.
“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, mbaron njoftimi i ambasadës teksa për rast nevoje jepet numri +90 (531) 105 63 91.
Një sulm në Stamboll të dielën la të vdekur gjashtë njerëz.


