Manchester United ka zhvilluar bisedime me Atletico Madrid për Alvaro Morata, sipas The Athletic.
Atletico e vlerëson sulmuesin në rreth 35 milionë euro dhe nëse United përputhet me çmimin e kërkuar, atëherë sulmuesi mund të kthehet në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag nuk ka treguar aspak paraqitje të mirë në ndeshjen e parë ndaj Brighton dhe kjo gjë ka ndikuar që klubi të fokusohet në merkato.
Emri i Moratas ka qenë i lidhur edhe me një rikthim të mundshëm tek Juventus, por tashmë futja në garë e Manchester United mund të ndryshojë mendjen e sulmuesit spanjoll.
/GazetaBlic Sport/


