Sporti

Altin Sulce: Shqipëria nuk duhet të nënvlerësoj Moldavinë dhe Ishujt Faore – të tregojmë se e kemi seriozisht ciklin kualifikues

06/17/2023 16:20
nga:E K

Shqipëria dhe Moldavia përballen sonte me fillim nga ora 20:45.

Kuqezinjtë kërkojnë vetëm pikët e plota në ‘Air Albania’, në misionin e madh të kualifikimit në Kampionatin Evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipërisë së Sylvinhos pas humbjes me Poloninë i duhet fitorja në shtëpi, mision aspak i lehtë, mjafton të kujtosh se ishin moldavët ata që ndalën në barazim Çekinë kryesuese të grupit.

Para ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe gazetari i njohur shqiptar, Altin Sulce foli për ‘GazetaBlic Sport’ ku tha se Shqipëria duhet t’i çaset seriozisht këtyre dy takimeve, duke mos nënvlerësuar kundërshtarët.

“Natyrisht se është një ndeshje që mbanë në vetvete problemi që ka Shqipëria me kombëtaret që i konsideron më inferiore se vetja, por do jetë një ndeshje ku do kemi pritshmëri të mëdha për të fituar. Këto takime janë duele të karakterit të vështirë, publiku pret që ndeshja të kurorëzohet me tre pikë, por kjo do jetë e vështirë pasi që futbolli tashmë luhet nga shumë skuadra në mënyra të ndryshme, këtë Moldavia e tregoi në ndeshjen me Çekinë”, tha fillimisht ai.

“Futbolli luhet 90 minuta, duhet të jemi të vëmendshëm deri në fund. Kjo duhet të ketë përgaditje fizike psikologjike janë të gjitha këto komponente që ndikojnë në një takim. Me ardhjen e trajnerëve të rinj, shpresojmë që lojtarët të jenë më të vetëdijshëm që të luajnë me seriozitet deri në minutën e fundit. Kjo tregon që ne tolerojmë kur mendojmë që gjithçka ka mbaruar, por në fakt ndeshja mbaron kur arbitri përfundon takimin”, shtoi Altin Sulce.

“Trajneri i ri do të mund të vlerësohet në këto dy takime, nëse ka ndryshuar lojën e kuqezinjëve, pasi ndeshja e parë u luajt në Poloni, ishim në mbrojtje, pra nuk ishim favoritët, kurse në këto takime janë ndryshe. Shpresoj që të kemi një futboll më kreativ me Sylvinhon.

“Këto dy ndeshje janë vendimtare për Shqipërinë, janë dy ndeshje që në letër duhet të fitohen, por tashmë në futbollin evropian ndeshjet nuk fitohen në letër, por në fushën e lojës, pra Shqipëria përveç fjalëve duhet të ketë vepra në fushë duke treguar lojë të mirë. Kemi lojtarë që po luajnë në kampionate të rëndësishme me skuadra të mëdha, por ndeshjet duhet të merren një e nga një, të fitojmë fillimisht ndaj Moldavisë e më pas të shkojmë te Ishujt Faroe për të treguar që Shqipëria e ka seriozisht këtë cikël kualifikues”, përfundoi ai për ‘GazetaBlic Sport’.