Max Allegri pranon se ndeshja e dytë ndaj Villarrealit do të jetë si një finale.
Skuadra e tij sonte barazoi 1-1 në Spanjë ndaj Villarrealit dhe tani duhet të djersitet në ndeshjen e kthimit për të kaluar tutje, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në përgjithësi, do të thosha se skuadra luajti mirë, ne rrezikuam të pranonim në pjesën e parë, pastaj patëm raste për të shënuar dhe u kapëm shumë lehtë në pozicion jashtë loje”, tha Allegri pas ndeshjes për Mediaset.
“Unë do të preferoja të shihja një Juve që po fiton, por më pak të bukur. Është çështje shije.”
“Tani rregulli i golave si mysafirë është hequr, në thelb është një finale ndeshja e kthimit. Duhet të fitojmë, nuk ka zgjidhje tjetër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


