Sporti

Allegri për Arthur: “Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”

01/22/2022 12:57
nga:E K

Emri i mesfushorit brazilian, Arthur është lakuar shumë nga mediat për një largim të mundshëm nga Torino.

Arthur ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Londër te skuadra e Arsenal, përcjell GazetaBlic Sport.

I pyetur rreth çështjes së tij, Allegri mohoi largimin e tij duke thënë se ai është i rëndësishëm për ekipin e “Zonjës së Vjetër”.

“Ky është ekipi ynë dhe nuk do të ndryshojë asgjë. Arthur është lojtar i Kombëtares së Brazilit dhe një lojtar i rëndësishëm për ne”, tha Allegri.

/GazetaBlic Sport.