Sporti

Allegri komenton shkarkimin e Mourinhos: Më vjen keq për të, futbolli italian po humb një trajner të madh

01/17/2024 11:46
nga:Lorik J

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka komentuar shkarkimin e Jose Mourinhos nga Roma.

“Jam i mërzitur për këtë fakt. Futbolli italian po humbet një trajner të madh. Shikoni çfarë ka bërë në karrierën e tij, por edhe për Romën, ku ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Gjithçka mund të duket e lehtë nga jashtë, por brenda ai ka bërë një punë vërtet të madhe, rezultatet e tregojnë këtë”, tha Allegri.

Ai gjithashtu deklaroi se ishte i trishtuar sepse të dy kishin një marrëdhënie të veçantë.

“I uroj gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shtuar Allegri.

/GazetaBlic Sport