Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar sot lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” në fshatin Tërrn, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky klub me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor, me punën e palodhshme të udhëheqjes së klubit, lojtarëve, bizneseve dhe gjithë komunitetit të këtij fshati.
Postimi i tij i plotë:
Vizitova sot lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” në fshatin Tërrn klub ky që me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor, me punën e palodhshme, angazhimin e pamatë të udhëheqjes së klubit, lojtarëve, bizneseve dhe gjithë komunitetit të fshatit Tërrn.


