Lajme

Aliu: Nënkalimi në Ferizaj është tjetër dimension

01/14/2023 20:31
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka publikuar pamjet se si do të duket nënkalimi në Ferizaj.

Ai ka thënë se ai do të i jep Ferizajt një zhvillim urban dhe se është një dimension tjetër.

Më tej, ai ka thënë se është funksional dhe identitar për sigurinë, për zhvillimin, për qytetarët e Ferizajt ndër breza.

Postimi i plotë:

“Pamjet sesi do të duket, Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë afër Stacionit të Policisë në Ferizaj, vepër kjo që i jep zhvillimit urban të Ferizajt një dimension krejt të ri, funksional e identitar, për sigurinë, për zhvillimin, për modernen, për ferizajasit e Ferizajn ndër breza të tashëm e të ardhshëm”, ka shkruar Aliu në llogarinë e tij në Facebook.