Lajme

Alija: Kosova në pozitë të favorshme në dialog, heqja dorë e Kurtit nga Reciprociteti, e qëllimshme!

06/01/2021 13:49
nga:Y I

Njohësi i çështjeve politike, Rasim Alija, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka komentuar vizitën e Lajçak dhe Palmer sot në Prishtinë.

Alija e ka cilësuar shumë të rëndësishme këtë vizitë  dhe e sheh si një parapërgatitje për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Tutje ai theksoi se pozicioni i palës kosovare në tavolinën e dialogut po shihet si më i favorshëm se ai i para dy viteve.

“Vizita e Palmer dhe Lajçak në Kosovë është në mesin e atyre vizitave që lënë shenjë pasi është vizitë e dy emisarëve, e emisarit amerikan dhe emisarit të BE-së. Si e tillë është e rëndësishme në kuptimin e përfaqësimit të politikës amerikane dhe të BE-së sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. E dyta ka të bëjë me mesazhet që ata i kanë përcjell, është një gadishmëri e të dyja palëve, edhe e politikës amerikane edhe BE-së që produkti përfundimtar i dialogut Kosovë-Serbi të jetë marrëveshja përfundimtare, një marrëveshje që e ka si element njohjen reciproke. Pastaj është edhe mesazhi që përqojnë këta dy emisarë në vigjilje të rifillimit të dialogut, krijimin e parakushteve për një rifillim të dialogut që pritet me u mbajt gjatë muajit Qeshor. Të gjitha këto japin indikacionet e një ambienti relaksues për rifllim të dialogut. I mbetet palës kosovare, saktësisht kryeministrit Kurti që këto mesazhe edhe t’i deshifrojë të këtyre dy emisarëve, dhe mbi të gjitha Qeverisë së Kosovës që t’i japë udhë procesit të dialogut” deklaroi ai.

Alija potencoi se mosvendosja e Reciprocitetit me Serbinë nga kryeministri Kurti, ka qenë e qëllimshme.

“Unë e mendoj se jo rastësisht kanë qenë edhe deklaratat e kryeministrit Kurti për mosvendosje të Reciprocitetit. Këtu zoti Kurti po tenton që të krijojë një ambient të favorshëm, dhe jam i bindur se pozicioni aktual i Kosovës në tavolinën e bisedimeve është shumë i favorshëm sesa para një viti e gjysëm kur është ndalë procesi i dialogut. Unë besoj që kryeministri Kurti qëllimshëm i ka ba këto deklarata që të krijojë një narracion të tillë që pastaj në tavolinën e bisedimeve në këmbim të Reciprocitetit të marrë disa gjëra më të mëdha. Një gjë është e sigurt që Kosova në tavolinën e bisedimeve po shihet që e ka pozicionin shumë më të mirë se sa e kishte para dy viteve dhe mbi të gjitha vizita e Lajçak dhe Palmer tregon për një parapërgatitje për raundin e bisedimeve që do të zhvillohet në Bruksel gjatë muajit Qershor” tha Alija për “Gazeta Blic”

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka theksuar që arsyeja kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurse, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, th se “SHBA fuqishëm e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai. /Gazeta Blic/

Vizita e Palmer dhe Lajçak – Ahmeti: Ja kur synohet të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi!