Njohësi i çështjeve politike, Arben Ahmeti, në një bisedë për Gazeta Blic, ka komentuar vizitën në Prishtinës, të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ahmeti thotë se tani për tani, është e rëndësishme që Qeveria Kurti të mos dorëzohet, për shkak që siç thotë ai: është ditur qysh kohë më parë se secili që do të vijë në pushtet do të përballet me dialogun me Serbinë.
Arben Ahmeti shton se aktualisht, synimi i diplomacisë ndërkombëtare është që marrëveshja të mbyllet në shtator dhe zbatohet deri në fund të vitit.
“Nuk ka arsye që Qeveria Kurti të dorëzohet. Kushdo që ia ka mësyer të fitojë zgjedhje në këto tre palë të tillat të fundit, e ka ditur që marrëveshja me Serbinë është sfida e parë. Kurti ka fituar bindshëm dhe e ka legjitimitetin ta adresojë këtë. Oferta tashmë dihet dhe është sfiduese. Si rezultat qeveria dhe partitë opozitare nuk duhet të bëjnë fushatë, por të koordinohen që të dalim sa më mirë. Synimi aktual i diplomacisë ndërkombëtare është që marrëveshja të mbyllet në shtator dhe zbatohet deri në fund të vitit”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.
Ndërsa, në konferencën e sotme, përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka theksuar që arsyeja kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi.
“Qëllimi parësor i kësaj vizite është të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit, i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel, prandaj unë jam këtu”, tha Lajçak në një konferencë për media.
Kurse, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, “SHBA fuqishëm e mbështetë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Sipas ndihmës sekretari amerikan i shtetit ka thënë se SHBA është partnere e përfshirë në mënyrë aktive në dialog për të punuar së bashku me BE-në për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që të avancohen marrëdhëniet mes vendeve.
Mes tjerash Palmer tha se “Kemi qene të përkushtuar me dekada për të çuar përpara procesin e dialogut dhe kjo duhet të finalizohet me marrëveshje”.
I pyetur nëse palët do të detyrohen për kompromise për ndryshimin e kufijve apo diçka tjetër, Palmer ka thënë se kjo nuk varet nga SHBA-ja as nga BE-ja, por janë shtetet ato që do të vendosin.
“Varet nga palët, pasi në dialog janë palët që vendosin se çfarë do të ndodhë.”
“Vazhdojmë të besojmë se njohja reciproke do të lerë ketë në të kaluarën dhe të hapen rrugën për BE dhe të ecin përpara”.
@Gazeta Blic


