Lajme

Ali Sefaj për Hekuran Muratin: A ka prokurori ky shtet?

10/05/2022 15:42
nga:N M

Kryetari i Shoqatës Sindikale të Shërbyesve Civilë Ali Sefaj ka reaguar sërish në lidhje me ndaljen e pagave për grevistët në arsim, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se ‘dikush’ duhet të ia kujtoj ministrit të Financave Hekuran Murati se nuk ka të drejtë që pagat t`u ndalen grevistëve.

Sipas tij ai s‘ka kompetencë për ndaljen e pagave për mësimdhënësit, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.

Reagimi i plotë:

Është mirë me i tregu dikush kontabilistit se ai s‘ka kompetencë me i ndalë pagat e mësimdhënësve, sepse ai nuk është punëdhënësi, punëdhënës janë komunat.
MFPT duhet mi ekzekutu pagat dhe në rast të dyshimeve mundet me kërku prej auditorit që ti auditoj lendet ( listat e dorëzuara nga komunat ).
Kjo përveq që është ndërhyrje në kompetencat e pushtetit lokal është abuzim flagrant më detyrën zyrtare duke shkelur disa ligje.
A ka prokurori ky shtet, apo secili mundet me ba çka ti vjen për doresh!

Ndalja e pagave për grevistët, Tahiri: Qeveri e turpit