Lajme

Ali Berisha nga Buqani: Ne do të sigurojmë ujë, kanalizim modern, ndriçim publik dhe rrugë të sigurta

09/27/2025 21:21
nga:Sh R

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka takuar banorët e Buqanit të cilët po kërkojnë kushte dinjitoze, raporton GazetaBlic.

Berisha ka thkesuar se do të sigurojnë ujë, kanalizim modern, ndriçim publim dhe rrugë të sigurta.

Postimi i plotë:

Banorët e Buqanit kërkojnë kushte dinjitoze. Ne do të sigurojmë ujë, kanalizim modern, ndriçim publik dhe rrugë të sigurta. Shkolla do të renovohet, varrezat do të kenë rrethojë dhe rrugë të rregulluar. E kemi bërë dikur, me buxhet shumë më të vogël, do ta bëjmë, prap!

Rikthimi për Pejën tonë 🫶🏼