Skuadra e Dritës do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Antwerpit me 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e parë në Belgjikë përfundoi me rezultatin 0:0, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollisti i njohur i skuadrës belge, Toby Alderweireld, ka folur para këtij takimi, duke thënë që pret se Drita do të sulmojë më shumë në fillim.
“Pres që Drita të sulmojë më shumë për shkak se do të jetë para publikut të saj, pastaj automatikisht do të ketë më shumë mundësi për ne”, tha Alderweireld.


