Kombëtarja e Kosovës ka marrë dy lajme në prag të ndeshjeve të radhës ndaj Izraelit dhe Austrisë.
Mbrojtësi Albian Hajdari është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve” në Debrecen, pasi rikuperimi nga lëndimi nuk pritet të përfundojë në kohë për dy sfidat e ardhshme.
Ndërkohë, për arsye familjare, përkohësisht është liruar nga grumbullimi edhe mesfushori Leon Avdullahu. Ai pritet t’i bashkohet ekipit sapo të jetë e mundur.
Kosova kështu përballet me dy mungesa të mundshme në përgatitjet për sfidat e radhës.
/GazetaBlic Sport/


