Lajme

Albin Kurtit i duhet një krizë e madhe

02/04/2024 14:12
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Pse i duhet kriza? Për të krijuar një shkas për zgjedhje të parakohshme, ndoshta. Nuk mundemi të shkojmë në zgjedhje të parakohshme pa ndonjë shkas të mirë. Një krizë politike me akter të jashtëm ku ti viktimizohesh tek elektorati. Një krizë që të sjellë edhe avantazh në zgjedhje, është një shkas thujase i përkyer për një qeveri në pushtet.

Kurti nuk mund të pres epilogun e zgjedhjeve në SHBA, ai duhet të lëvizë më herët. Ka rikuperuar në masë të madhe izolimin e vitit 2023, ku më së shumti i ka ndihmuar sulmi dhe autogoli i Serbisë në Banjskës me 24/9. Prej sulmit qeveria është rikuperuar dhe ka arritur disa suksese të rëndësishme në veri të vendit.

Ai tashmë ka nxjerë maksimumin që mund të rikuperonte dhe me lëvizjet në veri muajt e fundit krijuar simpati nga publiku. Ka tentuar të largoj edhe pengesën e fundti të madhe ‘masat e BE’së’ parase të shkoj në zgjedhje por kjo nuk u bë e mundshme ende.

Opozita në anën tjetër ka dështuar të bashkëpunoj me njëri tjetrin dhe të organizohet mes vete për shkak se më shumë e kanë shiquar intersin personal dhe të partisë ndoshta Terreni në këto kushte për pushtetin duket optimal për zgjedhje tashmë, sidomos krahasuar me imazhin shumë të keq dhe izolimin nga viti 2023.

Po lexoja në mëngjez reagimiet e SHBA, BE dhe Gjermanisë rreth veprimeve të qeversë rreth strukturat paralele të Serbisë që janë për komunitetin serb në Kosovë. Ka një koordinim të thellë dhe reagimet janë uniforme nga të gjitha anët. Kërkesat kanë më shumë të bëjnë me politik-bërje sesa me politikë e diplomaci.

Kërkohet të bashkëpunohet me qytetarët lokal të Kosovës të cilët ndihkohen nga veprimet në fjalë. Qeveria ka të drejtë për veprimet e saja, por duhet konsultim dhe bashkëpunim. Koha jo e duhur mbase, edhe pse vendimet e duhura.

Duke se ka një arsye pse Qeveria e Kosovës po sillet kështu dhe nuk po i ndëgjon rekomandimet dhe reagimet e SHBA, BE dhe Gjermanisë. Kjo nuk po bëhet pa një qëllim nga Kurti. Ai mund të eskaloj sitautën edhe më shumë ditëve dhe javët e ardhshme.

Përshtypja e parë është që zgjedhjet e parakohshme janë afër. Mbase, vetëm një njeri mund të i sjellë ato, Albin Kurti. Ai mesiguri do të analizoj momentin më të përshtatshëm që i konvenon atij dhe partisë së tij të shkohet në zgjedhje.

Albin Kurti ka pasur një qeverisje të dobët. Kjo nuk nënkupton që është politikan i keq, thjesht nuk është një menaxher dhe se më shumë i përshtatet posti i presidentit sesa kryeministrit. Por Kurti edi që ka vetëm një kartë të artë për të kompenzuar qeverisjen e dobët: Veriu, Dialogu, Serbia. Këto janë përparësitë kryesire të Kurtit krahasuar me qeverisje jo të mirë. Dhe ai po i shfrytëzon këto përparësi dhe po i kthen në tema dhe agjenda kryesore që të përfitoj në zgjedhjet e ardhshme.