Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në kuadër të procesit zgjedhor që po zhvillohet në vend.
Kurti ka votuar në Fakultetin Juridik të Universiteti i Prishtinës në Prishtinë. Pas votimit, Kurti ftoi poashtu qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. shkruan GazetaBlic.
Procesi i votimit po zhvillohet në të gjithë vendin, ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë thirrje për një proces të qetë, demokratik dhe në përputhje me standardet zgjedhore.


